APLIKACIONI MV24®
SHTËPIA E RE E SIGURIMEVE TË TU.
Je i lodhur nga konsulentë të bezdisshëm, kontrolle të mërzitshme dhe dosje të pluhurosura?
Me aplikacionin MV24®, të gjitha dokumentet janë në një vend dhe nëse dëshiro, do të marrësh krahasime individuale të sigurimeve, me të cilat mund të kursesh para.
Përparësitë
tuaja-
KURSEN PARA DHE SHUMË KOHË
Do të krahasojmë kontratat e tu dhe do të të dërgojmë propozime për optimizim – falas dhe me raportin më të mirë midis shërbimit dhe çmimit.
-
TË GJITHA KONTRATAT NË NJË APLIKACION
Aplikacioni është dosja jote digjitale, ku janë mbledhur dhe menaxhohen të gjitha dokumentet e tu të rëndësishme.
-
KONTRATAT E TU JANË TË MBROJTURA
Të gjitha të dhënat dhe kontratat janë kriptuar me certifikatën SSL – gjithmonë të mbrojtur mirë dhe të ruajtur në mënyrë të sigurt.
-
КOMBINON KONSULTIMIN PERSONAL ME KOMFORTIN DIGJITAL 24/7
Me aplikacion gëzon përparësitë e mrekullueshme nga dy botët – gjithmonë e ke në dispozicion konsulentin tënd digjital;
-
CERTIFIKATA NGA INSTITUTI PËR STANDARDIZIM FINANCIAR DEFINO
Përmes përdorimit të standardeve transparente DIN do të merrni informacion të kuptueshëm për tema financiare të rëndësishme për Ju dhe sqarime të qarta.
-
DEKLARON DËME DREJTPËRSËDREJTI NË APLIKACION
Nëse është e nevojshme mund të deklarosh dëm me ndihmën e aplikacionit – do të të ndihmojmë si të vazhdosh.
Thuaj “mjaft” konsulentëve të mërzitshëm, dosjeve të pluhurosura dhe kontrolleve të bezdisshme – kursej që sot kohë dhe para me aplikacionin MV24®!
Fillo menjëherëA KE PYETJE TË TJERA?
Sa do të kushtojnë për ty aplikacioni MV24® dhe konsultimet?
Nuk detyron asnjë cent – as për aplikacionin MV24®, as për konsultimet dhe shërbimet tona. Ne jemi një broker i pavarur, neutral i sigurimit dhe marrim nga pjesa e madhe e siguruesve me të cilët kemi kontratë, shpërblim për menaxhimin dhe lidhjen e kontratave të tu të sigurimit, sepse ne zbatojmë kontrata të brokerimit për portofolin tënd. Prandaj mund të ofrojmë falas aplikacionin MV24® dhe shumë prej shërbimeve tona.
Çfarë do të thotë një kontratë brokerimi?
Që të mund të përdorësh me vlerë të plotë aplikacionin, duhet të kemi kontratë të brokerimit. Kontrata përfshin dy pjesë: kontratë dhe prokurë.
- Kontrata e brokerimit rregullon marrëdhëniet ligjore mes teje dhe nesh, brokerit tënd.
- Prokura na lejon si broker të kërkojmë të dhënat e tu të sigurimit nga shoqëria e sigurimit, t’i digjitalizojmë për ty dhe t’i ruajmë në mënyrë të sigurt në aplikacionin MV24®. Kështu në mënyrën më të mirë mund të përfaqësojmë interesat e tu para shoqërisë së sigurimeve. Me këtë kontratë ne si broker kemi të drejtën të lidhim, të ndryshojmë ose të ndërpresim në emrin tënd kontratat e sigurimit, të marrim informacion nga institucionet e sigurimit shoqëror ose të ri autorizojmë– kuptohet, gjithmonë pas bashkërendimit me ty. Tërë korrespondenca e siguruesit do të na ofrohet në kopje. Prokura na jep të drejtën të përfshimë palë të treta në zbatimin dhe realizimin e kontratës së brokerimit. Përveç kësaj, prokura na jep të drejtën të lidhim transaksione ligjore në emrin tënd me vetveten ose me ne si përfaqësues të palës së tretë (përfaqësim i shumëfishtë).
E RËNDËSISHME: Në kuadrin e kontratës së brokerimit ne në parim nuk do të veprojmë aktivisht ndaj palëve të treta pa pëlqimin tënd ose pa konsultimin me ty.
Kontrata lidhet me nënshkrimin tënd digjital. Nënshkrimi vihet në ekranin e pajisjes tënde elektronike. Kontrata lidhet për kohë të pacaktuar dhe mund të ndërpritet nga ti në çdo kohë – pa dhënë arsye.
Si të konstatosh a është ideal sigurimi yt?
Pas vendosjes së sigurimeve të tu në aplikacionin MV24®, do t’i krahasojmë kontratat e tu ekzistuese. Nëse dëshiron do të të ofrojmë një analizë shtesë neutrale sipas kërkesave të Institutit Gjerman për standardizim financiar (DEFINO). Në këtë krahasim të qartë shumë lehtë mund të orientohesh a ke një sigurim ideal. Nëse në kuadrin e analizës sipas Institutit Gjerman për standardizim financiar (DEFINO) rezultojnë paqartësi, mund t’i plotësosh bashkë me ne – kuptohet, me raportin më të mirë midis shërbimit dhe çmimit.
A është i sigurt aplikacioni MV24®?
Të dhënat e tu futen të kriptuar dhe ruhen në një kasafortë të mbrojtur me certifikatën SSL. Kuptohet, komunikimi ynë në aplikacionin MV24® gjithashtu është i kriptuar. Ndërsa nënshkrimi digjital të kursen letër dhe kohë. Është mirë të dihet: Serverët ku ruhen të dhënat e tu, gjenden në Gjermani – në fuqi janë rregullat e rrepta gjermane për mbrojtjen e të dhënave,
Kush fshihet prapa aplikacionit MV24®?
Pas regjistrimit në aplikacionin MV24® për të gjitha pyetjet dhe shërbimet që ofrojnë funksionet e aplikacionit, përgjigjemi ne nga ekipi i MV24®. Aplikacioni teknologjik MV24® është përpunuar nga kompania Jung, DMS & Cie. AG.
Kush do të të ndihmojë në rast të dëmit të pësuar?
Ne nga MV24® do të të ndihmojmë në rast nevoje me këshilla dhe veprime – pikërisht nga regjistrimi dhe trajtimi i dëmit deri në rregullimin e tij. Konsulenti yt personal do t’u japë përgjigje të gjitha pyetjeve në një kontakt direkt – në telefon, në postën elektronike ose me SMS. Kuptohet, edhe me takim personal.
Nuk ke sigurim. Me gjithë atë a mund të përdorësh aplikacionin MV24®?
Kuptohet edhe në këtë tast mund të përdorësh aplikacionin MV24®. Regjistrohu në aplikacion sipas mënyrës së përshkruar. Ne do të përgatitim një propozim për sigurimet, që do të jenë detyrimisht të nevojshme për ty – ose për stilin tënd të jetesës.
Nuk je i kënaqur me aplikacionin MV24® dhe do të që të heqësh dore prej tij. Çfarë mund të bësh?
Na shkruaj një email – ose përmes postës elektronike të aplikacionit MV24®. Do të kujdesemi për hapat e mëtejshëm. Kur do të tërheqësh kontratën e brokerimit, ne do të fshijmë të dhënat e tu në aplikacion. Atëherë ti thjesht do të fshish aplikacionin në pajisjen tënde digjitale.
„Më në fund i kamë në dispozicion të gjitha sigurimet e mia, të renditura qartë, pa qenë nevoja çdo herë t’i kërkoj në dosjet. Gjithashtu mendoj, se është gjë e mrekullueshme, që sigurimet e mia kontrollohen dhe unë marr informacion objektiv për mundësitë e ndryshimit. Vërtet mund të them: Super - ju falënderoj shume për këtë shërbim.”
Jorge-Paulo Monteiro dos Santos
administrator i VIRIATO – menaxhim financiar për fondacionet„Nuk pata mundësi të paraqes personalisht faturën nga veterineri për qenin tonë. Thjesht e përdora aplikacionin MV24 – vetëm e skanova faturën dhe e paraqita. Pa zarf, pa pullë postare dhe pa shkuar deri në kutinë postare! “
Michaela Trgovcic
punonjëse„Aplikacioni MV24 për mua është një zgjidhje inovative, për të pasur të gjitha sigurimet e mia në mënyrë të centralizuar, gjithmonë të rregulluar dhe të arritshme nga kudo. Me kursen shumë dokumente, kontrolle dhe krahasime midis siguruesve të veçante. Zgjidhja optimale dhe me kohë për mua si person me një prirje të fortë për tekniken!”
Berhanе Yoseph
specialist i diplomuar i informatikës"Unë e admiroj këtë aplikacion sepse mund të përdoret si një dosje digjitale. Kështu që të gjitha sigurimet e mia, faturat dhe klasa e dëmeve të sigurimit përkatës janë para syve të mi - dhe unë mund t'i rishikoj në çdo kohë dhe kudo. Në rast dëmi është shumë më e lehtë ta regjistroni atë. Tashmë nuk mund të heq dorë nga ky aplikacion. "
Carmela Castagna
punonjëse“Ekipi i MV24 është gjithmonë në linjë në rast të problemeve dhe është i gatshëm me një zgjidhje individuale. Ndihemi në duar të mira nga konsultimi i plotë - pa na detyruar të lidhim kontrata ose të jemi nën presion. Dhe në shumë drejtime, aplikacioni na ka ndihmuar të kursejmë. Kjo është e shkëlqyeshme për ne! "
Martina and Stanley Sarfo
zyrtar administrativ dhe nëpunës"MV24 më ndihmoi të orientohem në fushën e ndërlikuar të sigurimeve. Si student duhej të kaloja nga fondi privat në fondin e shëndetit publik dhe kërkova ndihmë nga MV24. Mora shpejt ofertën e duhur dhe gjithashtu hapat dhe sugjerimet e sakta për ndryshimin. Falas. Pa dokumente të tepërta. Unë do të bëja gabime ose do të shpenzoja shumë kohë duke u konsultuar në vend.”
Marco Simic
Student„Në aplikacionin MV24 më bindi fakti se mora propozimet më të mira, që përputhen me nevojat e mia në tregun e sigurimeve që nuk është shumë transparent. Ndërsa në botën digjitale deri tani askush nuk më kishte propozuar konsultim shtesë personal! Vazhdoni të punoni në këtë mënyrë!“
Philipp Hertel
mekanik ndërtimi„Aplikacioni është i mrekullueshëm, Ju falënderoj! Sepse me ju deri tani kam kursyer disa herë nga 1 000 euro nga sigurimet e parkut tim të automjeteve! Është shumë më lehtë sesa e përfytyroja: Përpara shkoja në bodrum për të kërkuar dosje. Sot hyj në aplikacion dhe dokumentet shfaqen menjëherë!”