MË E MIRA NGA 2 BOTËT MV24® – përvojë e madhe personale dhe rrugë të reja digjitale

Ne nga MV24® jemi brokera të sigurimit. Ne jetojmë dh punojmë në dy botë: Në botën klasike të brokerave të sigurimit, në të cilën konsultojmë personalisht klientët tanë në vend dhe përgatitim propozime individuale për të optimizuar portofolat e ndryshme të sigurimit dhe – nëse është e nevojshme – t’i lidhim me situatat e ndryshuara jetësore. Njëkohësisht me këtë ndihemi si në shtëpi në botën e re digjitale të brokerave të sigurimit– me aplikacionet e tyre dhe propozimet e bazuara në internet, të cilët me rrugët e shkurtra të komunikimit dhe shkëmbimit të shpejtë të informacionit, e bëjnë jetën më të lehtë jo vetëm për klientët tanë, por edhe për ne.

Me aplikacionin tonë MV24® krijuam propozim për të gjithë njerëzit, të cilët tashmë nuk jetojnë në botën e dokumenteve në letër.

KONCEPTI YNË:

KONTROLLET MBETËN NË TË KALUARËN, SOT KRAHASOJMË

MV24® Vendosja e të gjitha sigurimeve vetëm me një klik:

Në këtë mënyrë shpejtë merr informacion për situatën tënde të sigurimit. Me paraqitjen e qartë të sigurimeve ekzistuese që në shikim të parë shohësh mangësitë dhe kontrollosh në mënyrë edhe më mirë financat e tu.

APLIKACIONI IM MV24®

Pikëtakimi midis dy botëve: Thjesht e shkarkosh dhe ke në çdo kohë në dispozicion të gjitha dokumentet e sigurimit. Sipas dëshirës mund të marrësh analizën e nevojave, të certifikuar nga Instituti Gjerman për standardizim financiar (DEFINO).Përmes aplikacionit MV24®APP ke kontakt direkt me konsulentin tënd personal dhe në rast incidenti mund të regjistrosh dhe dëmi i pësuar.

KRAHASIMET E MIA 24

Merr lehtë krahasime të qarta: Me ndihmën e aplikacionit MV24® dallohen sigurimet që mungojnë dhe aty do të marrësh ofertën tënde individuale në një raport optimal midis shërbimit dhe çmimit. Informacioni dërgohet në postën elektronike, me letër ose dorëzohet personalisht.

DOSJA IME ME SIGURIMET 24

Gjithmonë informacion të plotë: Në dosje do të gjesh të gjitha informacionet në lidhje me sigurimet, të paraqitura qartë dhe gjithmonë aktuale. Dokumentet e rëndësishme si polica, fatura etj. do të vazhdosh të marrësh me dërgesa klasike postare.

  • Ke në dispozicion në çdo kohë një dosje digjitale me sigurimet
  • Merr krahasime të pavarura dhe neutrale për sigurimet
  • Kursen shumë kohë
  • Ke konsulent personal në vend
  • Nuk ke nevojë të shfletosh dosje kartoni
  • Merr një shërbim të plotë falës duke përfshirë konsultime dhe trajtim të dëmeve
  • Mund të regjistrosh dëme përmes aplikacionit MV24®
  • Mund të komunikosh me konsulentin përmes aplikacionit MV24®
  • Mund të kërkosh dokumente që mungojnë përmes aplikacionit MV24®
  • Përfiton nga krahasimet e pavarura midis shërbimit dhe çmimit
  • Nuk ke mangësi të sigurimit
  • Merr koncepte dhe zbritje të posaçme

Sipas dëshirës MV24 do të përgatitë për ty një koncept individual sipas Institutit Gjerman për standardizim financiar (DEFINO Finanz Norm), partner i certifikuar i të cilit jemi ne. Kështu mund të jesh plotësisht i sigurt, se sigurimet e tu janë të shkëlqyeshme, aktuale dhe në raportin më të mirë midis shërbimit dhe çmimit.

 

Është mirë të dihet: Propozimi ynë është i përshtatshëm edhe për njerëz, të cilët deri në këtë çast nuk kanë pasur sigurime personale, si për shembull studentë ose njerëz, që porsa kanë hyrë në banesën e tyre të parë. Ti gjithashtu mund të përdorësh aplikacionin MV24® dhe të regjistrohesh këtu – ne do të përgatitim propozime për të gjitha sigurimet e nevojshme dhe të përshtatshme për situatën tënde jetësore.