KONTROLL FINANCIAR SIPAS STANDARDIT 77230 TË INSTITUTIT GJERMAN PËR STANDARDIZIM FINANCIAR (DEFINO)

Përfito nga përparësitë e konsultimit të certifikuar sipas standardit DIN 77230

Përmes përdorimit të standardeve transparente DIN ne të tregojmë në mënyrë të kuptueshme temat financiare me rekomandime të qarta që janë të rëndësishme personalisht për ty.

  • Në këtë bazë mund të marrësh vendim për cilat tema dëshiron konsultim.
  • Etiketa e Institutit Gjerman për standardizim financiar (DEFINO) të jep siguri, se Instituti Gjerman për standardizim financiar (DEFINO) ka kontrolluar mënyrën e punës të konsulentit financiar dhe softuerin analizues të përdorur prej tij në drejtim të përputhjes me standardet DIN (veçanërisht DIN 77230 „Analiza bazë financiare për familjet private“).
  • Përfito nga besueshmëria dhe transparenca e specialistit të certifikuar nga Instituti Gjerman për standardizim financiar (DEFINO) – sepse Instituti Gjerman për standardizim financiar është garanci për sigurinë më të madhe në konsultimin financiar.
Mënyra e zhvillimit dhe renditja së prioriteteve

Standardi DIN 77230 është përpunuar në vazhdim të 4 vjetëve nga ekspertë për mbrojtjen e përdoruesve, financave dhe shkencës dhe është publikuar në janar të vitit 2019.

Standardi DIN është një normë e besueshme për analizën financiare objektive, riprodhuese dhe të plotë. Standardi kujdeset përmes paraqitjes( klasifikimit) të prioriteteve të temave të tu individuale financiare dhe përmes zbatimit të vlerave orientuese- për një përmbledhje të qartë të financave të tu.

Analiza ofron një bazë transparente për konsultime në drejtim të kërkimit të zgjidhjeve individuale për tema që klientët e konsiderojnë të rëndësishme.