APLIKACIONI YNË ME KONSULTIM PERSONAL
Të gjitha sigurimet në aplikacionin MV24® - gjithmonë dhe kudo
Gjithmonë të informuar mirëSecili që do të jetë i informuar mirë për sigurimet e lidhura tashmë nuk duhet të shfletojë më dosje të pluhurosura. Aplikacioni MV24® lejon një përmbledhje të shpejtë të të gjitha të dhënave ne lidhje me kontratat, primet e ardhshme për pagesë dhe detajet mbi tarifat. Aplikacioni jep udhëzime për optimizime të mundshme të kontratave ose për sigurime që mungojnë.
Më e mira nga dy botëtAplikacioni MV24® bashkon më të mirën nga dy botët: Nga njëra anë, menaxhimi i shpejt dhe i lehtë i sigurimeve dhe financave personale, ndërsa nga ana tjetër – mundësia për konsultim personal nga ekspertët tanë të sigurimi dhe të financave.
A KE PYETJE TË TJERA?
Sa do të kushtojnë për ty aplikacioni MV24® dhe konsultimet?
Nuk detyron asnjë cent – as për aplikacionin MV24®, as për konsultimet dhe shërbimet tona. Ne jemi një broker i pavarur, neutral i sigurimit dhe marrim nga pjesa e madhe e siguruesve me të cilët kemi kontratë, shpërblim për menaxhimin dhe lidhjen e kontratave të tu të sigurimit, sepse ne zbatojmë kontrata të brokerimit për portofolin tënd. Prandaj mund të ofrojmë falas aplikacionin MV24® dhe shumë prej shërbimeve tona.
Çfarë do të thotë një kontratë brokerimi?
Që të mund të përdorësh me vlerë të plotë aplikacionin, duhet të kemi kontratë të brokerimit. Kontrata përfshin dy pjesë: kontratë dhe prokurë.
- Kontrata e brokerimit rregullon marrëdhëniet ligjore mes teje dhe nesh, brokerit tënd.
- Prokura na lejon si broker të kërkojmë të dhënat e tu të sigurimit nga shoqëria e sigurimit, t’i digjitalizojmë për ty dhe t’i ruajmë në mënyrë të sigurt në aplikacionin MV24®. Kështu në mënyrën më të mirë mund të përfaqësojmë interesat e tu para shoqërisë së sigurimeve. Me këtë kontratë ne si broker kemi të drejtën të lidhim, të ndryshojmë ose të ndërpresim në emrin tënd kontratat e sigurimit, të marrim informacion nga institucionet e sigurimit shoqëror ose të ri autorizojmë– kuptohet, gjithmonë pas bashkërendimit me ty. Tërë korrespondenca e siguruesit do të na ofrohet në kopje. Prokura na jep të drejtën të përfshimë palë të treta në zbatimin dhe realizimin e kontratës së brokerimit. Përveç kësaj, prokura na jep të drejtën të lidhim transaksione ligjore në emrin tënd me vetveten ose me ne si përfaqësues të palës së tretë (përfaqësim i shumëfishtë).
E RËNDËSISHME: Në kuadrin e kontratës së brokerimit ne në parim nuk do të veprojmë aktivisht ndaj palëve të treta pa pëlqimin tënd ose pa konsultimin me ty.
Kontrata lidhet me nënshkrimin tënd digjital. Nënshkrimi vihet në ekranin e pajisjes tënde elektronike. Kontrata lidhet për kohë të pacaktuar dhe mund të ndërpritet nga ti në çdo kohë – pa dhënë arsye.
Si të konstatosh a është ideal sigurimi yt?
Pas vendosjes së sigurimeve të tu në aplikacionin MV24®, do t’i krahasojmë kontratat e tu ekzistuese. Nëse dëshiron do të të ofrojmë një analizë shtesë neutrale sipas kërkesave të Institutit Gjerman për standardizim financiar (DEFINO). Në këtë krahasim të qartë shumë lehtë mund të orientohesh a ke një sigurim ideal. Nëse në kuadrin e analizës sipas Institutit Gjerman për standardizim financiar (DEFINO) rezultojnë paqartësi, mund t’i plotësosh bashkë me ne – kuptohet, me raportin më të mirë midis shërbimit dhe çmimit.
A është i sigurt aplikacioni MV24®?
Të dhënat e tu futen të kriptuar dhe ruhen në një kasafortë të mbrojtur me certifikatën SSL. Kuptohet, komunikimi ynë në aplikacionin MV24® gjithashtu është i kriptuar. Ndërsa nënshkrimi digjital të kursen letër dhe kohë. Është mirë të dihet: Serverët ku ruhen të dhënat e tu, gjenden në Gjermani – në fuqi janë rregullat e rrepta gjermane për mbrojtjen e të dhënave,
Kush fshihet prapa aplikacionit MV24®?
Pas regjistrimit në aplikacionin MV24® për të gjitha pyetjet dhe shërbimet që ofrojnë funksionet e aplikacionit, përgjigjemi ne nga ekipi i MV24®. Aplikacioni teknologjik MV24® është përpunuar nga kompania Jung, DMS & Cie. AG.
Kush do të të ndihmojë në rast të dëmit të pësuar?
Ne nga MV24® do të të ndihmojmë në rast nevoje me këshilla dhe veprime – pikërisht nga regjistrimi dhe trajtimi i dëmit deri në rregullimin e tij. Konsulenti yt personal do t’u japë përgjigje të gjitha pyetjeve në një kontakt direkt – në telefon, në postën elektronike ose me SMS. Kuptohet, edhe me takim personal.
Nuk ke sigurim. Me gjithë atë a mund të përdorësh aplikacionin MV24®?
Kuptohet edhe në këtë tast mund të përdorësh aplikacionin MV24®. Regjistrohu në aplikacion sipas mënyrës së përshkruar. Ne do të përgatitim një propozim për sigurimet, që do të jenë detyrimisht të nevojshme për ty – ose për stilin tënd të jetesës.
Nuk je i kënaqur me aplikacionin MV24® dhe do të që të heqësh dore prej tij. Çfarë mund të bësh?
Na shkruaj një email – ose përmes postës elektronike të aplikacionit MV24®. Do të kujdesemi për hapat e mëtejshëm. Kur do të tërheqësh kontratën e brokerimit, ne do të fshijmë të dhënat e tu në aplikacion. Atëherë ti thjesht do të fshish aplikacionin në pajisjen tënde digjitale.
SI FUNKSIONON
Regjistrohuni këtu me adresën e postës Suaj elektronike dhe fjalëkalimin.
Do të merrni në postën elektronike një lidhje për konfirmim.
Me nënshkrim digjital do të na ngarkoni me një kontratë brokerimi në mënyrë që kontratat tuaja të sigurimit të transferohen në aplikim.
- Akses në të gjitha detajet e kontratës, p.sh. pagesa e primeve, afate etj.
- Akses në dokumentet e sigurimit dhe të financave në formatin PDF
- Shtim i lehtë i kontratave të reja dhe ekzistuese
- Regjistrim i dëmit të pësuar drejtpërsëdrejti përmes aplikacionit
- Kërkim i propozimeve për optimizim të kontratave ekzistuese
- Transferim i kriptuar i të dhënave dhe teknologjia e modernizuar SSL
- Nënshkrim digjital në kompjuter, smartphone ose tablet – kursen letër dhe kohë
- Kontakt me konsulent me anën e telefonit ose postës elektronike Fillo menjëherë