Që të mund të përdorësh me vlerë të plotë aplikacionin, duhet të kemi kontratë të brokerimit. Kontrata përfshin dy pjesë: kontratë dhe prokurë.
- Kontrata e brokerimit rregullon marrëdhëniet ligjore mes teje dhe nesh, brokerit tënd.
- Prokura na lejon si broker të kërkojmë të dhënat e tu të sigurimit nga shoqëria e sigurimit, t’i digjitalizojmë për ty dhe t’i ruajmë në mënyrë të sigurt në aplikacionin MV24®. Kështu në mënyrën më të mirë mund të përfaqësojmë interesat e tu para shoqërisë së sigurimeve. Me këtë kontratë ne si broker kemi të drejtën të lidhim, të ndryshojmë ose të ndërpresim në emrin tënd kontratat e sigurimit, të marrim informacion nga institucionet e sigurimit shoqëror ose të ri autorizojmë– kuptohet, gjithmonë pas bashkërendimit me ty. Tërë korrespondenca e siguruesit do të na ofrohet në kopje. Prokura na jep të drejtën të përfshimë palë të treta në zbatimin dhe realizimin e kontratës së brokerimit. Përveç kësaj, prokura na jep të drejtën të lidhim transaksione ligjore në emrin tënd me vetveten ose me ne si përfaqësues të palës së tretë (përfaqësim i shumëfishtë).
E RËNDËSISHME: Në kuadrin e kontratës së brokerimit ne në parim nuk do të veprojmë aktivisht ndaj palëve të treta pa pëlqimin tënd ose pa konsultimin me ty.
Kontrata lidhet me nënshkrimin tënd digjital. Nënshkrimi vihet në ekranin e pajisjes tënde elektronike. Kontrata lidhet për kohë të pacaktuar dhe mund të ndërpritet nga ti në çdo kohë – pa dhënë arsye.